Përplasen dy makina, 6 të plagosur rëndë
Një aksident i rëndë paraditen e sotme në Berat, ku si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, 6 persona kanë mbetur të plagosur.
Raportohet se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Orizaj”, ndërkohë që gjendja e të plagosurve që udhëtonin në dy mjete të ndryshme raportohet se është e rëndë.
Ata janë dërguar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Njëri prej mjeteve ka përfunduar në kanalin anë rrugës pas përplasjes.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



