Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën Tiranë-Durrës, pranë QTU.
Mësohet se për pasojë janë plagosur nënë e bir, Hamide dhe Shpëtim Sipri, 59 dhe 33 vjeç.
Ata kanë marrë plagë të rënda dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës ndërsa në gjendje më delikate për jetën, raportohet djali 33 vjeç.
Dy makinat, një tip ‘Benz’ dhe një tjetër tip ‘Volvo’ janë përplasur mes tyre. Shkak dyshohet të ketë qenë shpejtësia me të cilën po udhëtonin. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.





