Përplaset nga makina gruaja duke mbledhur kanaçe
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Patos, ku një grua e cila ishte duke mbledhur kanaçe është përplasur nga një makinë e drejtuar nga një 50-vjeçar me iniciale N.T.
Mësohet se e plagosura ndodhet në spital në gjendje të rëndë, ndërsa shoferi i mjetit tip “Fiat” është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



