E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përplasja e autobusit me makinat/ Eksperti: Shoferi s’ka ruajtur distancën e sigurisë
Lajme

Përplasja e autobusit me makinat/ Eksperti: Shoferi s’ka ruajtur distancën e sigurisë

Eksperti i sigurisë rrugore Fisnik Ziçishti, ka folur për aksidentin masiv të një dite më parë, tek ura e Tajvanit.

Eksperti thotë  se drejtuesi i autobusit nuk ka mbajtur korsinë e duhur dhe se duhet të kishte ruajtur distancën e sigurisë.

 “Siç e shikojmë edhe nga pamjet, dinamika është e qartë sepse kemi pamje. Tregon qartë momentin e autobusit që lëviz në karrexhatë në drejtim perëndimor të Tiranës. Vëmë re që autobusi nuk ka bërë një reagim me sistem frenimi për të ndaluar mjetin. Arsyet pse janë të shumta. Ngjarja është në hetim.

Dhe jemi në përgjigje të ekspertizës autoteknike. Çdo ngjarje ka një parandalim. Nuk kemi një ngjarje në kushtet e befasisë. Shikojmë mirë që mjetet qarkullojnë në rrugë, kujdesi duhet të jetë i shtuar dhe mund të ishte parandaluar.

Në vendin e aksidentit, kemi një korsi për lëvizjen e mjeteve urbane. Shikojmë që drejtuesi i mjetit nuk ka mbajtur krahun e djathtë por edhe kur është afruar në stacion, nuk ka frenuar. Kjo duhet hetuar? Pra a kemi një problem shëndetësor apo defekt teknik në mjetin motorik?

Mund të ketë humbur kontrollin edhe për shkak të një pasoje nga ana shëndetësore. Nëse kemi rënie sheqeri, fillojnë dhe humbasin gjërat. Duhen parë shumë gjëra dhe të vlerësohet situate”,  u shpreh ai gjatë intervistës për “Tirana Live

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.