Përplasja e re/ PS i merr opozitës dy anëtarët e KQZ
Komisioni i Ligjeve ka nisur sot shqyrtimin e dy kandidaturave të propozuara nga Partia Socialiste, për të plotësuar vendet vakante në Komisionin Qendor të Zgjedhjeve.
Në seancën dëgjimore, ishin të pranishëm dy kandidatët, Bledar Skenderi dhe Rezarta Bitri.
Përkatësisht, maxhoranca kërkon që të plotësojë vendet e Hysen Osmanit dhe të Vera Shtjefnit, të cilët kanë në KQZ si propozim i Partisë Demokratike.
Gjatë mbledhjes, Taulant Balla ka theksuar se kur është zgjedhur, Vera Shtjefni dhe Hysen Osmani në KQZ, kanë qenë propozim i shumicës dhe këto dy vende i takojnë shumicës aktuale që është PS
Me këtë konfigurim të ri, opozita në KQZ do të ketë vetëm dy përfaqësues, përkatësisht, Klement Zgurin, kreun e KQZ-së dhe Gëzim Veleshnjën e propozuar nga LSI-ja.
Ndërsa maxhoranca, do rimarrë shumicën në Komision, me nënkryetarin Denar Biba, anëtaren Edlira Jorgaqi dhe dy anëtarët, Bledar Skenderi dhe Rezarta Bitri.
Ndërkohë që në vend i ri do ti lihet në dispozicion opozitës.
Balancat aktuale në KQZ janë, 4 anëtarët opozita dhe 3 anëtarë maxhoranca.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



