FOTO/ Konfirmohet një viktimë nga përplasja me armë në burgun e Peqinit
Njoftohet zyrtarisht se Arben Lleshi ka humbur jetën pas përplasjes me armë në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.
Arben Lleshi ka humbur jetën pas përplasjes me armë në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Lajmi konfirmohet nga gazetari Igli Çelmeta.
Kujtojmë se si i dënuari përjetë Sokol Mjacaj, pas një konflikti me dy të dënuar përjetë, ka qëlluar me armë drejt Arben Lleshi, i cili humbi jetën, si dhe ndaj Ilir Xhakja, i cili është plagosur.
Nuk dihet ende se si dhe pse ka nisur konflikti.
Tre të dënuar me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj, Ilir Xhakja dhe Arben Lleshi janë përplasur në zonën e ajrimit. Gjatë përplasjes ka pasur të shtëna me armë dhe dy persona janë plagosur rëndë.

Raportohet se ka pasur tentativa për të marrë peng punonjësit e kuzhinës, ku edhe punonin disa prej të dënuarve.
Drejt vendngjarjes janë nisur forcat RENEA dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur.
Nuk dihet ende se si ka përfunduar arma në duart e të burgosurve.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka njoftuar se bëhet fjalë për një konflikti mes tre të dënuarve me burgim të përjetshëm.
Ndërsa sqaroi se s’ka asnjë gardian, staf policor dhe civil të lenduar.
“Njoftim paraprak nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve! Per shkak te nje konflikti mes tre te denuarve me burgim te përjetshëm kane mbetur te plagosur dy prej tyre te plagosur dhe situata po menaxhohet!
Ju sqarojme që s’ka asnje gardian, staf policor dhe civil te lenduar”, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



