E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përplasje në Laprakë, gruaja shtatzënë e shtrirë në tokë, dhunohet nga polici
Lajme

Përplasje në Laprakë, gruaja shtatzënë e shtrirë në tokë, dhunohet nga polici

Tensione në Laprakë. Policia Bashkiake përplaset me biznesmenët për kangjellat në rrugë. Gruaja shtatzënë goditet nga polici, niset me urgjencë drejt spitalit.
Featured image of article: Tensione në Laprakë/Policia Bashkiake përplaset me biznesmenët, gruaja shtatzënë goditet nga polici, me urgjencë drejt spitalitFoto e gruas në Laprakë, me urgjencë drejt spitalit

Tiranë- Mëngjesin e sotëm ka pasur një tension mes disa biznesmenëve dhe Policisë Bashkiake pranë ish-doganës në Laprakë. Policia Bashkiake kërkon të vendosë kangjellat para një biznesi që ndodhet në zonën e Laprakës, por kjo kundërshtohet nga pronarët e dyqanit dhe banorët aty.

Pronarët e biznesit shprehen të revoltuar se qeveria po iu mbyll punën e tyre me të cilën ushqejnë fëmijët.  “Drejtori i Policisë Bashkiake na ka kërkuar para. Nëse ka kangjella të tjera në biznese të tjera i vendos vetë. Ne nuk i dhamë para prandaj na vendosën kangjella.”, u shpreh pronari.

Në një moment pati një përplasje mes gruas shtatzënë dhe policisë. Gruaja njëkohësisht edhe pronare e biznesit ka theksuar se është dhunuar nga Policia Bashkiake. Madje sipas saj njëri nga policët bashkiakë e goditur në bark.

“Duhet me i marrë fëmijët nga shtëpia dhe t’i ushqej në rrugë. Të lypë në rrugë. Po na prishnin biznesin. Njëri nga policët më ka qëlluar në bark. Jemi 25 familje që ushqehemi këtu. Na kërkojnë para“, u shpreh gruaja.

Përplasje në Laprakë, gruaja shtatzënë e shtrirë në tokë, dhunohet nga polici, me urgjencë drejt spitalit

Vijnë përplasjet mes biznesmenëve dhe Policisë Bashkiake në Laprakë.  Dy pronarët e një biznesi kundërshtojnë vendosjen e kangjellave pranë biznesit të tyre, pasi sipas tyre kështu iu falimenton edhe puna.

Një nga gratë, shtatzënë, njëkohësisht edhe pronare e biznesit ka theksuar se është dhunuar nga Policia Bashkiake. Madje sipas saj njëri nga policët bashkiakë e goditur në bark.

“Duhet me i marrë fëmijët nga shtëpia dhe t’i ushqej në rrugë. Të lypë në rrugë. Po na prishnin biznesin. Njëri nga policët më ka qëlluar në bark. Jemi 25 familje që ushqehemi këtu. Na kërkojnë para“, u shpreh gruaja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.