E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përqafoi kundërshtaren gjatë numërimit por sot e akuzon…
Publik News

Përqafoi kundërshtaren gjatë numërimit por sot e akuzon…

Përfundimi i numërimit të votave në Sarandë një ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit, u shoqërua edhe me një foto që u përhap gjerësisht në rrjet ajo midis kandidates për deputete të Partisë Demokratike në zonë, Ina Zhupa dhe ministres së Financave, Anila Denaj.

Fotoja e përqafimit midis tyre u komentua si shenjë e emancipimi politik ku kundërshtarët pranonin rezultatin.

Por, në mbledhjen e djeshme të Kryesisë të Partisë Demokratike, Ina Zhupa tha se ministrja shpërndante gjatë fushatës TVSH-në për bizneset me zarfe.

“Dorëheqja nuk duhet të kthehet në qëllim në vetvete. Ne duhet të jemi të qartë në vetvete në atë se çfarë ndodhi. Si mund të fajësoj unë për shembull Lulzim Bashën, kur ministrja e Financave, Anila Denaj, në të njëjtën zonë me mua shpërndante TVSH-në për bizneset me zarfe”, tha deputetja e zgjedhur e PD-së.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.