E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përse femrat i preferojnë partnerët më të gjatë?
Uncategorized

Përse femrat i preferojnë partnerët më të gjatë?

Derisa më shumë se 50% e femrave instinktivisht kanë refuzuar lidhjet me meshkujt më të shkurtër se vetë ato, kjo gjë do t’i pengonte vetëm 25 për qind të meshkujve, gjë që është rezultat i stereotipave seksuale.

Për meshkujt – fytyra e buzëqeshur dhe figura harmonike janë vendimtare kur vlerësojnë pamjen fizike të femrës, mirëpo për shumicën e femrave vlen që në vlerësimin e partnerit të jetë më e rëndësishme gjatësia e tij, sesa faktorët e tjerë, ka treguar një studim i Universitetit Rice të Teksasit.

Sipas këtij studimi, femrat përgjithësisht në vend të parë i vënë meshkujt të cilët janë më të gjatë se ato. Pra, ky mund të jetë kriteri për shkak të të cilit heqin dorë nga marrëdhënia.

Teoria e psikologjisë evolutive na thotë që njerëzve u pëlqejnë partnerët të cilët janë të ngjashëm, mirëpo, megjithatë, kjo nuk është rregull që mbizotëron në pikëpamje të gjatësisë, posaçërisht tek femrat – thotë Michael Emerson nga instituti Rice’s Kinder.

Përse femrat i preferojnë partnerët më të gjatë?
Përse femrat i preferojnë partnerët më të gjatë?

Për femrat me rëndësi është që mashkulli të jetë më i gjatë që në mënyrë të nënvetëdijshme të kenë ndjenjën e mbrojtjes, por që edhe të ndihen më femërore. Kështu që shumicës së femrave as që do t’u shkojë mendja që të lidhen me mashkullin i cili është më i shkurtër se ato. Ndërkaq, të njëjtën gjë do ta bënin vetëm 25% e meshkujve.

Preferenca e femrave lidhur me gjatësinë është rezultat i pritjeve shoqërore dhe i stereotipave seksuale. Kështu që gjatësia është simbol i forcës dhe i mbrojtjes, ndërkaq mendojnë që ky është roli i mashkullit, shkruan Science World Report.

Te çiftet kur femra është më e gjatë, mashkulli na duket i nënshtruar – thotë drejtuesi i studimit, profesor i sociologjisë George Yancey.

Përse femrat i preferojnë partnerët më të gjatë?
Përse femrat i preferojnë partnerët më të gjatë?
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.