E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përse trajtohen shqiptarët si qenie pa arsye?!
Lajme

Përse trajtohen shqiptarët si qenie pa arsye?!

Denis Dyrnjaja

Dikush duhet të informojë kompaninë celulare One që të dhënat e klientëve të saj janë hakeruar dhe pastaj kompania të njoftojë abonentët e saj për hakerimin. Shumë njerëz te njohur e te panjohur me kanë pyetur këto ditë. Çfarë po ndodh me këtë kompaninë Onex duke menduar se duhet te kem më shumë informacion se ta. Por në fakt edhe unë isha si ata i paditur për shkak se isha i painformuar në mënyrë zyrtare nga vetë kompania. Atëherë edhe pse propozimi i mësipërm duket naiv, heshtja shumë ditore e One për këtë skandal duket edhe më naive, përveç se dhe pa kuptim, ndaj duhet t’i shkojmë në ndihmë duke i kujtuar se transparenca nuk është dobësi, por krijon për klientët besim dhe siguri. Mirë Kompania One që hesht, po AKEP pse është bërë memec. Asnjë qëndrim zyrtar nga ky ent që mbikëqyr e rregullon mardhenier e këtij sektori kaq te rëndësishëm dhe delikat sikurse është komunikimi. Si shpjegohet? Ka një pakt heshtjeje mes AKEP dhe One? Në këtë mënyrë te krijohet iluzioni se diçka po fshihet qëllimisht,, se ndyshe nuk ka shpjegim kjo mënyrë e zgjedhur gabim për te mbajtur të painformuar abonentët dhe në tërësi popullatën.

Një rast i ngjashëm ndodhi disa kohë më parë dhe me Credins Bank e BKT dhe situata u kalua në heshtje dhe diskrecion të plotë me idenë e mos përhapjes së panikut. Ndërkohë që askush nuk është imun nga sulmet kibernetike dhe hakerimet, madje as Microsoft apo kompani të mëdha të teknologjisë informative në nivel botëror. Po Banka e Shtetit përse hesht e nuk del me një qëndrim në lidhje me këto situata?! Guvernatori dhe Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë nuk janë aty vetëm për të përcjellë disa raporte burokratike në situata normale, por janë aty për të mbikëqyrur e menaxhuar edhe situata të pazakonta sikurse janë ngjarje te tilla, ku vihet në dyshim besueshmëria e institucioneve kaq delikate dhe të rëndësishme sikurse janë bankat. Pra heshtja mund të mbyllë në një moment ndonjë situatë, por në një tjetër mund te kthehet në një ortek të pakontrollueshëm, nëse publiku do ecë me hamendësime apo me lajme të supozuara për shkak të mungesës së informacionit. Transparenta është kulturë më vete. Ajo vetëm e rrit dhe nuk e ul besimin në institucione!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.