“Pështymën që e hidhni në Kuvend, e korrni te populli”, Rama-Bashës: Kështu do ta drejtosh Shqipërinë? Kryetari i PD: Nona dhe baba e së keqes
anë kryetari i PD-së Lulzim Basha ka lëshuar një lumë me akuza në drejtim të qeverisë, atyre iu është kundërvënë kryeministri Edi Rama. Gjatë fjalës së tij Rama tha se opozita atë çka mbjell në Kuvend, do të korrë te populli. Mes të tjerash ai i sugjeroi Bashës që mos të merret specifikisht me emra ministrash.
“Ça mbillni këtu ju? 4 vite shkoni dhe i korrni atje. Çdo pështymë që hidhni këtu dhe çdo tallje që i bëni këtu inteligjencës së këtij populli, e mbillni, shkoni korreni atje! Ky është thelbi. Do ju lutesha shumë që edhe një herë tjetër ne këtu jemi me shumë vullnet për të bërë debat, patjetër të zjarrtë sa të doni, por mos u merrni me persona. ‘Qepuni njërit, dhe kap tjetrin, dhe shaj e ul e ngri. Jo ti këtu dhe jo ti atje’. Sa më shumë merreni me persona, aq më pak do të merrni atje. Do të thonë kush do na drejtojnë ne? A ta s’merren vesh atje, jo më të drejtojnë Shqipërinë.”, tha Rama. I menjëhershëm ishte dhe reagimi i Bashës, i cili nga foltorja e Kuvendit replikën e tij e nisi me një sugjerim për kryeparlamentaren Nikolla. Ai i kërkoi asaj që gjatë kohës që fliste Rama gota me ujë të ishte plotë, pasi i thahej goja.
“Kryeministrit herë tjetër vërja gotën e mbushur që mos ta ketë fytin e thatë. Ndoshta e ndihmon, ndoshta jo, nëse përsëritja e fakteve është nëna e dijeve, dalja këtu për të marrë kohë për të përsëritur ato që thashë unë, është nona e së keqes. Edhe baba e së keqes.”, tha kryetari i PD-së.
“Ta tregoj ty unë pastaj ku do isha”- Petro Koçi ndërhyn gjatë fjalës së Bashës, Rama i kërkon të ndalojë. Kreu i PD mesazh Nikollës: Nëse s’do të mbash përgjegjësi personalisht…
Debati për shifrat e raportuara në lidhje me pandeminë dhe kryesisht numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë përplasi sot në Kuvend dhe krijoi tensione mes liderit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla.
Kur kjo e fundit i dha fjalën për replikë ministres Manastirliu, Basha ndërhyri duke kërkuar të drejtën e tij për të folur për procedurë duke u ngritur deri tek foltorja e Kuvendit.
Në këtë moment, Basha iu drejtua kryeparlamentares duke i kërkuar të respektojë rregulloren e Kuvendit dhe ti japë fjalën opozitës.
Ndërkohë akuzoi se gjysma e deputetëve të PS nëse “SPAK nuk do i kishin zënë frymën”, nuk do të ishin në Parlament.
Ndërkohë që deputeti socialist ndërhyri nga vendi, kryeministri i kërkoi atij të mos flasë duke i ngritur dorën lart në shenjë stopimi.
“Ta tregoj unë ty pastaj ku do isha”- u shpreh Basha.
“Duke shpresuar që të kesh reflektimin sado të vogël se përndryshe pasojat do bien mbi ty pavarësisht se e kuptoj je skllavja morale e atij që të ka vënë aty, ne nuk të votuam, por je aty tani.
REPLIKAT
Lindita Nikolla: Keni kërkuar fjalën për procedurë zoti Basha:
Lulzim Basha: Zonja Nikolla unë e kuptoj që je mësuar të marrësh komanda edhe urdhra me buton por kjjo nuk është Asambleja e PS. As azil në njësinë 2 ku mund të bësh gjërat sic do ti
Ky është Kuvendi i dalë nga masakra zgjedhore por ka disa rregulla.
E këtu e para e punës nuk kishte asnjë të drejt të cohej zonja me vjershën që i kishte parapërgatitur regjizori, se askush si përmendi emrin.
Po kuptohet që jeni të gjithë me regji qëndrore, ju edhe ata hajdutët e tenderave sekretë, është ajo regji qendrore që e mban në këmbë këtë shtet mafgioz që i ka zënë grykën edhe SPAK-ut se përndryshe gjysma prej jush nuk do ishte këtu sot.
Petro Koçi: Po ti ku do ishe?
Edi Rama ngre dorën i drejtohet deputetit të PS të mos ndërhyjë.
Lulzim Basha: Gjysma prej jush nuk duhet të ishin këtu, se ku do isha unë do e shihje mirë ti ku do isha, por gjysma prej jush nuk di ishin këtu, ta tregoj ty unë pastaj ku do isha un por gjysma prej jush sdo ishin këtu.
Zbato procedurën, të paktën, mos u kthe në një hije të Lenka Çukos. Se procedura s’të jep të drejtën ta kthesh këtë Kuvend në një kotec.
Nëse s’do të mbahesh ti personalisht përgjegjëse për shkatërrimin që në nisje me gjithë pasojat të asaj që është themeli i një kuvendi qoftë të përcudnuar sic është ky i masakrës zgjedhore, që është e drejta e opozitës për të thënë fjalën përmes respektimit të procedurës, nëse s’je aty thjesht si dispecer i ministrave e atij që të ka vënë aty bëj atë për të ciliën je zotuar mediave, respekto procedurën, po ti s’ke sy për opozitën.
Megjithatë duke shpresuar që të kesh reflektimin sado të vogël se përndryshe pasojat do bien mbi ty pavarishst se e kuptoj je skllavja morale e atij që të ka vnëë aty se je aty tani
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



