E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Petalja” më e bukur e trëndafilit socialist  në SPAK
Lajme

“Petalja” më e bukur e trëndafilit socialist në SPAK

Ish-kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria, ka paraqitur një padi në SPAK kundër të riut socialist, Dasho Veizaj, i cili është bërë i njohur si ‘Petalja më e bukur e trëndafilit socialist’ për fjalimin që mbajti në një konventë rinore të PS. Gjikuria ka vendosur ta padisë Veizaj për zhvendosjen e tij të paligjshme si votues në Himarë. Sipas Gjikurias, qindra persona, përfshirë dhe familjen e tij, u zhvendosën në mënyrë të paligjshme për të mbështetur mandatin e Vangjel Tavos.

Në padinë e tij, Gjikuria përmend edhe emrin e Dritan Shakohoxhës dhe ka paraqitur padi ndaj një sere ministrash që kanë shkelur ligjin duke marrë pjesë në fushatën zgjedhore. Gjikuria gjithashtu kërkon nga SPAK informacion në lidhje me trajtimin e padive të tij të mëparshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.