Petrit Vasili: Gatishmëria jonë është refuzuar nga Edi Rama
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili tha se pavarësisht gatishmërisë publike për të ndihmuar në përballimin e situatës së shkaktuar nga koronavirusi, kjo është refuzuar nga kryeministri Edi Rama dhe përgjegjësia sipas tij bie vetëm mbi.

Me profesion mjek, Vasili thotë se nëse propozimet do të ishin marrë parasysh, do të kishim një administrim krejt tjeter te pandemise.
Reagimi i plotë:
Sqarim per te gjithe te verbuarit nga servilizmi.
Qe ne 22 shkurt 2020 publikisht, ne Konference Shtypi nga selia e LSI, ne nje kohe kur ne Shqiperi nuk kishte asnje rast me coronavirus,
kam shprehur gadishmerine time personale per te dhene kontribut per perballimin e pandemise.
Por kjo gadishmeri eshte refuzuar nga nje qeveri e shurdher, aprofesionale dhe arrogante.
Megjithate propozimet tona kane vazhduar, ato kane qene thellesisht profesonale, kane qene pa fund dhe ne se do te degjoheshin do te kishim nje administrim krejt tjeter te pandemise, plotesisht profesional dhe efikas, ne te mire te shendetit te qytetareve dhe te ekonomise se vendit.
Ne respekt te fakteve dhe te se vertetes po ju risjell deklarimin publik publik te dates 22 shkurt 2020:
“Vullneti i të gjithë njerëzve të shëndetit publik përfshirë personalisht dhe mua si të interesuar meqë kam dhënë kontribute jo të vogla në këtë fushë do të jetë gjithmonë i gatshëm për të kontribuar për një gjë që ka të bëj me të mirën e shqiptarëve dhe sot është koha për të drejtuar gishtin nga epidemia dhe jo për të drejtuar gishtin nga njëri tjetri pasi na duhet që ta kalojmë pa asnjë problem sikurse më shumë sukses kemi bërë dhe në të shkuarën “.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



