E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Piktori  Bledar Çakalli zbukuron Vlorën me 5 figura të njohura shqiptare
Lajme

Piktori Bledar Çakalli zbukuron Vlorën me 5 figura të njohura shqiptare

Piktori ‘qëndis’ murin te “Uji i Ftohtë” në Vlorë me portretet e 5 figurave historike shqiptare

Piktori i muraleve, Bledar Çakalli ka realizuar një tjetër vepër arti. ‘Artisti i rrugëve’ që me talentin e tij ka zëvendësuar shkarravinat banale me portretet e heronjve kombëtarë që përçojnë historinë e vendit tonë, ka pikturuar në Vlorë 5 figura të njohura shqiptare.

Tek “Uji i ftohtë” në Vlorë, Bledari ka pikturuar në mur, Gjergj Kastriot Skënderbeun, Ismail Qemalin, Isa Boletinin, Adem Jasharin, dhe Muharrem Rushitin e Çamërisë. Për të realizuar këtë punë artistike, piktori Bledar, shkruan se ka pasur ndihmën e 3 shqiptarëve të njohur, brenda e jashtë vendit.

I pari që ka kontribuar që Bledari të kryejë këtë pikturë artistike në mur, ka qenë shqiptari i Amerikës, Angelo Bushi, i dyti ka qenë një shqiptar i Zvicrës i cili dëshiron që emri i tij të jetë jopublik dhe këngëtarja Aurela Gaçe.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.