E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Polici  Arjan Tase në bord me persona të tjerë kur përplasi   fëmijën
Publik News

Polici Arjan Tase në bord me persona të tjerë kur përplasi fëmijën

Shefi Seksioni i Policimit në Komunitet në Elbasan, Arjan Tase po drejtonte një gomone kur ka përplasur një fëmijë 5-vjeç që kishte ardhur për pushime se bashku me familjen në plazhin e Potamit.

Mjeti lundrues raportohet se është me dy motorë 2 x 300 hp rreth 7 metra me emrin “Nëna 154”. Arjan Tase, i cili më herët ka mbajtur postin e shefit të Komisariatit të Himarës, ndodhej në bord me persona të tjerë kur ndodhi aksidenti.

Në pamjet e publikuara menjëherë ngjarjes në bordin e gomones shihen 3 fëmijë të mitur, një grua dhe një person tjetër, ndërsa vetë Tase qëndron në timonin e mjetit lundrues.

Në vendin ku ka ndodhur ngjarja, raporton se nuk ka patur korridor të miratuar për hyrjen dhe daljen e mjeteve lundruese.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.