“Piramidat financiare”, inceneratori i Gent Sejkos në BSH; opozita në gjumë

Klodian Tomorri

Zakonisht këta, këto lloj prapësirash i fshehin. Fakti që këta mundohen të ngecin fajin do të thotë që zarari i bërë është shumë i madh. Por opozita prapë nuk do t’ia dijë hiç…

Shikoni çfarë vendi është ky.

Çohen dy mashtrues, me historik problematik të faktuar dhe marrin një licencë në Bankën e Shqipërisë. Me këtë licencën ngrenë një skemë kombëtare mashtrimi.

Kush janë 5 bankierët që krijuan skemën MCA me 100 mijë viktima kredish?!

Skema është njësoj si inceneratori, identik. Bëri qeveria, incenerator? Bëri dhe Banka e Shqipërisë inceneratorin e vet. Por me një ndryshim. Ai i qeverisë vidhte lekët e buxhetit. Ky inceneratori i Bankës së Shqipërisë, vjedh direkt lekët dhe pronat e qytetarëve.

Nejse. Fillojnë mediat të nxjerrin detajet e para të mashtrimit. Dalin raste, që njerëzit kanë marrë vetëm 1 milion lekë kredi dhe kanë përfunduar me 20 mijë euro borxh. Opozita hiç.

Publikohen raste me kartela të tjetërsuara pronësie. Opozita prapë hiç.

Dalin shifrat që skema ka prekur 100 mijë qytetarë. Opozita prapë nuk dëgjon.

Ngaqë ujërat e zeza janë bërë kavaletë, institucionet fillojnë ping-pongun për t’i ngecur fajin njëra- tjetrës. Ministria e Drejtësisë i thotë Bankës së Shqipërisë ndërhy ti se po bëhet masakër. Banka e Shqipërisë thotë, unë vetëm licencoj, bëj rregulla dhe mbikëqyr, por nuk kam përgjegjësi kur ata që licencoj unë vjedhin.

Zakonisht këta, këto lloj prapësirash i fshehin. Fakti që këta mundohen të ngecin fajin do të thotë që zarari i bërë është shumë i madh. Por opozita prapë nuk do t’ia dijë hiç.

Tani, shkon ministri i Drejtësisë në Parlament. E dini kush e ngre problemin e skemës së mashtrimit? Damian Gjiknuri.

Një deputet i mazhorancës, i cili e di që skema ka prekur dhe qytetaret e zonës së vetë elektorale. Ndërsa opozitës nuk i rruhet fare. Po fare.

Hajde shpjegoje t’i tani ca lloj vendi është këtu.

Në 100 mije veta të prekur, mos të tentosh të marrësh asnjë votë!!!! Varja që të mbrosh miletin se kjo është bërë luks. Por bëj luftë të marrësh dy vota të paktën.

Publikuar nga Publik Media