E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pirja e alkoolit rrezik për shëndetin. Të mbash frymëmarrjen për 10 sekonda, pa u kollitur…
Publik News

Pirja e alkoolit rrezik për shëndetin. Të mbash frymëmarrjen për 10 sekonda, pa u kollitur…

Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka publikuar 2 fakte të rëndësishme për të gjithë qytetarët në lidhje me Covid-19.

Sipas OBSH nëse arrin të mbash frymën për 10 sekonda pa u djersitur, nuk do të thotë aspak se je i përjashtuar nga fakti për të pasur Covid-19. Ndërsa pirja e alkoolit nuk ju mbron kundër COVID-19 madje mund të jetë e rrezikshme.

Kujtojmë se këto shpjegime nga ana e OBSH vijnë pasi këto mite kanë qarkulluar masivisht në rrjete sociale duke dezinformuar qytetarët, që sot më shumë se kurrë janë të rrezikuar nga Covid-19 që po përhapet në të gjithë botën.

Faktet e publikuara nga OBSH:

FAKT: Pirja e alkoolit NUK ju mbron kundër COVID-19 dhe mund të jetë e rrezikshme.

Konsumi i shpeshtë ose i tepërt i alkoolit mund të rrisë rrezikun tuaj për probleme shëndetësore.

FAKT: Të jesh në gjendje të mbash frymëmarrjen për 10 apo më shumë sekonda, pa u kollitur apo pa u ndjerë në vështirësi, NUK do të thotë që jeni i lirë nga sëmundja e #kororavirusit ose ndonjë sëmundje tjetër e mushkërive.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.