Plagoset pronari i fasonerisë në Krujë
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në Krujë, ku një konflikt i çastit ka degraduar në përdorimin e armës dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një 60-vjeçar.

Janë mësuar të tjera detaje nga plagosja e pronari të biznesi fason këtë mbrëmje në qytetin e Fushë-Krujës. Sikundër raportohet, Arben Dedja, u qëllua me armë zjarri, brenda ambienteve të biznesit të tij, nga persona ende të paidentifikuar. Dyshohet se një person ka hyrë në brendësi të ambienteve dhe ka qëlluar me armë zjarri ndaj biznesmenit.
Familjarët nuk kanë asnjë dijeni lidhur mbi ngjarjen, ndërkohë që i plagosuri ndodhet në sallën e operimit në spitalin e Traumës.
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 01.05.2021, rreth orës 18:50, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi A. D., 61 vjeç, banues në Krujë, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit për kapjen e autorit.
Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokuorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



