Plagoset zyrtari i BE-së në Kosovë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Gjakovë, ku një person është therur me thikë dhe ka marrë plagë të rënda trupore.
Sipas Policisë së Kosovës, Stefan Ilianov Sheynov, rreth 49 vjeç, zyrtar i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe me imunitet diplomatik, ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Kujdesit Mjekësor Familjar (QKMF) në Gjakovë pas marrjes së dy plagëve të shkaktuara nga një mjet i mprehtë.
“Viktima me udhëzim të mjekut kujdestar është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejshëm”, njoftoi policia.
Sipas raportimeve zyrtare, plagët ishin një në qafë dhe një në gjoks, ndërsa gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë serioze.
Rasti është regjistruar si “Vrasje në tentativë” dhe po hetohet nga njësitë përkatëse policore. Hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes janë ende në vazhdim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



