Plagosi 53-vjeçarin në Yzberisht, arrestohet autori
Policia e Tiranës ka arrestuar 24-vjeçarin, që plagosi me thikë një 53-vjeçar në zonën e Yzberishtit.
24-vjeçar ka plagosur me thikë një 53-vjeçar, pasi dyshonte se ky i fundit i ka ngacmuar nënën.
Në pranga ka rënë shtetasi Aleks Petro.
Petro u shpall në kërkim për plagosjen e 53-vjeçarit. Ai dyshohet se ka kryer plagosjen për motive të dobëta. “53-vjeçari më ka ngacmuar nënën”, ka qenë pretendimi i të riut të arrestuar.
Njoftimi i policisë:
Plagosi me mjet prerës një 53-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta, identifikohet autori dhe vijon puna për kapjen e tij. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me Strukturat e DVP Tiranë, pas marrjes së njoftimit se në Yzberisht, është dëmtuar një shtetas me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobta menjëherë kanë organizuar punën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Si rezultat i reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta hetimore u bë identifikimi i autorit, shtetasit A. P., 24 vjeç, banues në Tiranë dhe vijon puna për kapjen e tij.
Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me një mjet prerës shtetasin E. Rr., 53 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



