E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plagosi me tre plumba vellain në Ngurrëz të Vogël, arrestohet
Publik News

Plagosi me tre plumba vellain në Ngurrëz të Vogël, arrestohet

I plagosuri  Faik Veliu, 65 vjeç, është dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranës, pas tri plumbave në trup që ia derdhi i vëllai, ky i fundit po ashtu është dërguar në rajonin e Policisë pas arrestimit.

Faik Veliu qe ngritur herët t’i shërbente bagëtive, por sapo ka dalë nga dera e kasolles, vëllai i tij Sami i njohur edhe me emrin Flamur, e ka qëlluar me kallashnikov.

Faiku ka marrë tri plumba njërin pas tjetrit, një në gjoks e dy në bark. I plagosur është dërguar nga familja në spitalin e Lushnjës ku iu dha ndihma e parë, pasi e kanë nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës për shkak të gjendjes së rënduar.

Policia ka arritur ta kapë autor in pasi e ndoqi nëpër rrethina. Pyetja e këtij të fundit do të sjellë detaje mbi ngjarjen dhe shkaqet që e çuan të qëllojë mbi të vëllanë.

Banorët e fshatit thanë se nuk dinin të kishte pasur konflikte midis vëllezërve dhe se ata vetëm i kanë dhënë ndihmën e parë të plagosurit

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.