Plagosi policin, Bozhanaj: Jam komandant i Pentagonit
Policia është në pritje të ekspertizës mjekoligjore të shëndetit mendor të 42-vjeçarit Klered Bozhanaj. Ky i fundit është arrestuar si autor i dyshuar në tentativë vrasje të policit Edlir Alleshi.
Marrja e tij në pyetje nga hetuesit, të premten, më 22 shtator, ka nxitur më shumë dyshimet rreth gjendjes së tij shëndetësore.
Deklaratat e tij para policisë janë bërë shkas për dyshimet e mëtejshme se Bozhanaj mund të vuajë nga probleme të rënda të shëndetit mendor.
Kur është pyetur për rrethanat dhe motivet e ngjarjes, ai është shprehur “Jam komandant i Pentagonit”, duke ngritur shqetësime të mëdha lidhur mbi gjendjen e tij psikike.
Ngjarja është raportuar në prokurori për tentativë-vrasje të punonjësit të policisë.
42-vjeçari u arrestua disa orë pasi qëlloi me armë punonjësin e forcave “Shqiponja”. Ai u arrestua teksa po dilte nga banesa e tij, e cila ndodhet në zonën e Kinostudios.
Një grup efektivësh që monitoronin banesën, kanë ndërhyrë menjëherë sapo Bozhanaj po përgatitej të dilte dhe ishte duke u veshur. Ai mbante një armë tip pistoletë me fishekë në gojë gati për të shtënë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



