E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plagosja e policit në Tiranë, shpallen në kërkim dy vëllezër
Lajme

Plagosja e policit në Tiranë, shpallen në kërkim dy vëllezër

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim dy persona të dyshuar për plagosjen e efektivit Anxhelo Kumaraku, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së dielës pranë banesës së tij.

Sipas hetimeve paraprake, bëhet fjalë për dy vëllezër, të cilët dyshohet se kishin një konflikt të hershëm për çështje borxhi me fqinjin e policit. Burime bëjnë me dije se disa muaj më parë, ky konflikt kishte degraduar në dhunë fizike, ku fqinji i efektivit i kishte goditur ata.

Në vijim të kësaj përplasjeje, dyshohet se vëllezërit kanë tentuar të hakmerren duke qëlluar me armë në drejtim të fqinjit mbrëmjen e së dielës. Megjithatë, plumbat kanë kapur efektivin e policisë, i cili ndodhej pranë tij në momentin e ngjarjes.

Gjatë dëshmisë para hetuesve, Kumaraku ka deklaruar se nuk kishte njoftuar autoritetet për faktin që fqinji i tij kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Ai ka shpjeguar se me të kishte njohje të hershme, që prej fëmijërisë, dhe për këtë arsye ndodheshin së bashku në një rrugicë pranë banesës.

Ndërkohë, policia vijon operacionin për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.