Plagosja mes adoleshentëve në Shkodër, policia zbardh detajet
Në lagjen Zdrale të qytetit të Shkodrës është regjistruar një incident i dhunshëm me armë të ftohta, që ka përfshirë tre të rinj. Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Shejnaze Juka”, rreth orës 11:10, në lagjen “Kongresi i Përmetit”.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se konfliktet kanë lindur për motive të dobëta në rrugë, ku shtetasi A.K. është përfshirë në përplasje me vëllezërit F.Th. dhe K.Th., duke përdorur mjete prerëse. Të tre të rinjtë janë dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, sipas personelit mjekësor.
Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për identifikimin e çdo personi tjetër të përfshirë. Autoritetet paralajmërojnë se informacion i mëtejshëm do të bëhet i ditur sapo të përfundojnë hetimet paraprake.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 11:10, në lagjen “Kongresi i Permetit”, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta në rrugë, duke përdorur mjete prerëse, shtetasi A. K. me shtetasit F. Th. dhe K. Th. (vëllezër).
Të tre këta shtetas janë dërguar në spital, për mjekim, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Në vijim do të jepet informacion më i plotë për rastin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



