E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plagosja në Peshkopi/ Policia identifikon autorin
Lajme

Plagosja në Peshkopi/ Policia identifikon autorin

Policia e Dibrës ka arritur të identifikojë autorin e plagosjes së 24-vjeçarit me inicialet V.M. mbrëmjen e sotme në qendrën e Peshkopisë. Sipas policisë ai është një 20-vjeçar me inicialet O.H..

Në njoftimin e policisë thuhet:

“Rreth orës 18.30, salla operative e D.V.P. Dibër është njoftuar se në qytetin e Peshkopisë dy persona po konfliktohen me njeri tjetrin.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se :

Në dalje të qytetit të Peshkopisë, shtetasi O.H, 20 vjeç, banues në fshatin Kandërr, dyshohet se është konfliktuar dhe më pas ka goditur me mjete të forta shtetasin V.M, rreth 24 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Dibrës po punon për kapjen e shtetasit O.H, për sqarimin e plotë të kësaj ngjarje, si dhe po heton nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.