E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plagosje me thikë në një berberhane në Vlorë
Lajme

Plagosje me thikë në një berberhane në Vlorë

25-vjeçari në gjendje të rënduar, autori në kërkim

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në qytetin e Vlorës, ku një 25-vjeçar, shtetasi M. Shaka, është plagosur rëndë me thikë gjatë orarit të punës në një berberhane. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Aleksandria, në lagjen Pavarësia.

Sipas burimeve zyrtare, i riu ka mbërritur në spital me plagë të thellë me thikë pranë zemrës. Mjekët bëjnë me dije se 25-vjeçari ka qenë në gjendje të koshientë, ndërsa aktualisht ndodhet në sallën e ndërhyrjeve për ekzaminimet dhe trajtimin e nevojshëm.

Nga informacionet paraprake të Policisë së Vlorës, mësohet se sherri ka nisur pas një konflikti verbal mes një klienti dhe kursantit të berberhanes, ku i plagosuri ishte duke punuar. Pas debatit, klienti ka goditur me thikë kursantin dhe është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Efektivët e policisë kanë rrethuar zonën dhe po ushtrojnë kontroll në ambientet e biznesit, ndërkohë që autori është identifikuar dhe ndodhet në kërkim. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.