E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plazh në mes të gushtit? Vap   e gushtit…
Lajme

Plazh në mes të gushtit? Vap e gushtit…

Vera po ikën si pa u ndier, ndërsa gushti, një ndër muajt më të nxehtë të vitit i ka futur këmbët e po rrëshket dalë-ngadalë.

Moti deri tani ka qenë i qëndrueshëm e me temperatura të favorshme si për pushuesit, edhe për operatorët turistikë, të cilët ofrojnë shërbime të ndryshme.

Por çfarë pritet nga mesi i muajit e në vijim?

Sinoptikania Tanja Porja thotë për “News24”, për të mërkurën dhe të enjten pritet rritje te temperaturave.

Porja shprehet:

Ajo çfarë është problematike është fusha termike, e cila edhe gjatë orëve të mëngjesit por kryesisht në mesditë temperatura mbeten të larta. Kemi pasur një rënie të lehtë mesditën e së premtes, ndërsa ditën e sotme dhe të martën nuk presim ndonjë ndryshim shumë të madh të vlerave termike.
Presim një rritje me 1-2 gradë të mërkurën dhe të enjten, gjë e cila bën që termometri pritet të shënojë maksimalisht 37 gradë ndërkohe e mërkura dhe e enjtja presim të kapërcej vlerat 39 gradë celsius në disa zona të caktuara të territorit shqiptar”.

Për të gjithë ata që kanë parashikuar të pushojnë në fund të muajit gusht, moti nuk rezervon surpriza të pakëndshme.

Temperaturat do të pësojnë një ulje prej 3 gradësh, por moti do të jetë i favorshëm për plazh.

Sinoptikania shprehet më tej:

Pas datës 11 presim një rënie më të ndjeshme me 2-3 gradë vetëm atëherë mund ta ndjejmë rënien e temperaturave pasi nga 37 në këto ditë presim të shkojë 39-40 të mërkurë të enjte ndërkohë vetëm e diela dhe e hëna javës tjetër pas datës 10 presim që temperaturat të shkojnë 36-37gradë celsius”.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.