E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plumbi “qorr” plagos italianen në mes të Tiranës/ Detajet
Lajme

Plumbi “qorr” plagos italianen në mes të Tiranës/ Detajet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak pas mesnate në kryeqytet. Mësohet se një shtetase italiane, rreth 51 vjeçe, ka mbetur e dëmtuar nga një plumb qorr.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në “Bulevardin Zogu 1” në Tiranë rreth orës 00:35 të 1 Janarit.

E dëmtuara ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 01.01.2024, rreth orës 00:35, në bulevardin “Zogu I”, është dëmtuar dyshohet me armë zjarri, me vrimë hyrje nga lart-poshtë, me burim zjarri ende të paidentifikuar, shtetasja e huaj A. K., 51 vjeçe, e cila ndodhet në spital, ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se plaga mund të jetë shkaktuar nga një predhë e kalibrit të vogël, e ardhur nga lartësia. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorit po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave dhe mekanizmit të ndodhjes së ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.