E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Po dinjiteti ku ka shkuar?
Publik News

Po dinjiteti ku ka shkuar?

  • Unë dhe bashkëshortja ime jemi diabetikë, ndërsa Bashkia e Gjirokastrës më sjellë qesen me sheqer si ndihmë ekonomike, – më shkruajti një mësues pensionist nga Gjirokastra, një ditë më parë.
  • Unë nuk kam kërkuar asgjë, por i solli me dorën e vet Flamur (Golemi), i cili kishte marrë me vete edhe kameramanin e tij, – vazhdoj ai.
    Ngela pa fjalë.
  • Të qaj apo të qesh, – mendova unë.
    Shumë vite më parë kam lexuar një reportazh të mrekullueshëm nga Agjencia Telegrafike Shqiptare (ASTH), përkthyer nga AFP.
    “Boshnjakët protestojnë kundër varfërisë dhe kërkojnë shtetin e së drejtës”, – ishte titulli i shkruajtur mrekullisht nga gazetari Rusmir Smajilhoxhiç.
  • “Sa i lumtur që isha kur arrita t’i mbijetoj luftës. Por më pas… Do të doja shumë t’i jepja një të goditur të fortë me grusht këtyre 10 viteve të fundit fatkeqe”, – shkruhet midis të tjerave në atë reportazh, dhe, sakaq vazhdon: – “Tito… kur themi emrin e tij duhet të ulim kapelen”.
    Mësuesi pensionist jeton në lagjen “Dunavat”. Ai ka kontribuar për katër dekada si arsimtar dhe siç thotë ai: – “Përpara ndihmës ekonomike zgjedh dinjitetin”.
  • Sinqerisht nuk më zemëroj qesja me sheqer që më sollën, apo prania e kryebashkiakut me kameramanin, por më shqetësoj qasja që ka pushteti vendor me ne, – më shkruan ish mësuesi.
    Sipas tij, pushteti vendor ka dalë krejtësisht nga binarët dhe po sillet si organizat jofitimprurëse.
  • Vetëm në Shqipëri mund të ndodhi që kryebashkiaku dhe kryeministri ta cilësoj histori suksesi shpërndarjen e ndihmave ushqimore, madje krenohet sepse është i vetmi shtet në botë që zbaton këto politika, – thotë ai.
  • Po dinjiteti ku ka shkuar? – më pyet ai.
    S’kisha fjalë.
    Më goditi në zemër pyetja e tij.
    Përballë këtij realiteti shumë të egër, i kërkova disa minuta kohë të mbledhja pak veten.
    Ai më gjeti telat.
    Ai e dinte se çfarë po bënte dhe e rrotulloj bisedën aq bukur, sa edhe Covid-19 do të kishte ngordhur qysh në kufi nëse do ta dinte që dinjiteti në Shqipëri nuk është çështje parësore.
  • Nëse Covid-19 do të kishte fytyrë njerëzore, Edi Rama dhe kryebashkiaku i qytetit tim do ta hiqnin Ismail Qemalin nga muri dhe do të vendosnin potretin e tij si simbol kombëtar, – më shkruan me sarkazëm ish-mësuesi.
    Për të, më dinjitet ka koronavirusi se sa njerëzit.
  • Qeveria për virusin Covid-19 ka dhënë miliona euro, ndërsa për taksapaguesit ka dhënë vetëm ndihma, – shton ironin therëse ai.
    Ish mësuesi duke mos dashur të dalë nga aktualiteti, më shkruan në inbox, se pushteti qëndror dhe lokal nuk mund të sillen tinëzar si virusi.
  • Virusi është armiku i shëndetit dhe jo pushtues. Pra, virusi vritet me vaksina, jo me tanke apo me ndihma ekonomike. Qeveria dhe pushteti vendor këtë fakt nuk kanë kuptuar, prandaj kanë këtë qasje të gabuar, – thotë me keqardhje ai.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.