E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Po ik moj se ti jeton në Amerikë, ç’i do tokat! I dua sepse…”
Lajme

“Po ik moj se ti jeton në Amerikë, ç’i do tokat! I dua sepse…”

Testamenti i lënë nga babai është bërë shkak i sherrit mes dy motrave, Fëllënxës dhe Mirjetës. Rasti është bërë publik në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, ku motrat janë ballafaquar me njëra tjetrën.

Testament i lënë nga babai i vajzave në vitin 2006, vendosi të caktonte një pjesë tokash për vajzën e madhe, Fëllënxën. Kjo nuk funksionoi dhe Fëllënxa u detyrua të kthehej nga SHBA në Shqipëri e të thërriste Mirjetën në një seancë ndërmjetësimi.

Në vitin 2014 Mirjeta dhe vëllai, Sadeti, ndryshojnë testamentin e të atit. E marrin të atin në noteri kur asokohe vuante nga skleroza dhe ndryshojnë testamentin pa njoftuar Fëllënxën. Më pas, Sadeti e Mirjeta kryejnë një faj tjetër.

Gjatë debatit mes tyre ka pasur përplasje, akuza dhe batuta.

DEBATET

Fëllënxa: Në vitin 2006, babai im ka qenë me mendje të kthjellët në moshën tamam për të lënë. Meqenëse këta të dy, këtë shoqen këtu dhe atë vëllain…

Mirjeta: Unë nuk jam shoqja, po jam motra jote.

Fëllënxa: Shoqe, shoqe, për mua shoqe je ti. Unë jam njeriu i drejtë, betohem për atë Zot që s’jua kam punuar pas krahëve.

Eni Çobani: Po çfarë bëre ti, e more babain, e çove në noteri, çfarë bëre?

Fëllënxa: Babai ka ardhur në Berat në 2006 se unë jetoja atje, motra në Lushnje dhe erdhi e tha: Meqenëse djemtë kanë pasuri, kam menduar të të lë ty se këta i kam parë nga ana monetare”, mua më kishte merak dhe më la testament.

Mirjeta:  Po mirë moj, edhe ne fëmijët e atij babai që të ka lënë trashëgimi ty jemi.

Fëllënxa: Je ti fëmijë e babait tim? Më merr atë që më la babai mua moj? Çfarë je ti?

Mirjeta: Po ik moj se në Amerikë je, ç’i do tokat moj? Ishte dëshira e tij se unë prindërit i kam marrë tëë jetën dhe ishte dëshirë e babait që të të linte tokën?

Fëllënxa: Atë, ti shoqe e dashur gjej vend e thuaje.

Mirjeta: Mos më thuaj shoqe mua se unë jam motra jote nuk jam shoqja.

Fëllënxa: Unë kam qenë pranë prindërve edhe kur kam qenë në Shqipëri, edhe në largësi kam qenë me zemër.

Mirjeta:Po ç’i do tokat moj motër, do i hipësh në avion e do shkosh t’i çosh në Amerikë?

Fëllënxa: Po, i dua se ishte dëshirë e babait tim për të m’i lënë mua.

Fëllënxa, për të bërë një gjest ndaj së motrës, i kërkoi të atit të shkonin në Lushnje, ku jetonte Mirjeta për të ndarë pjesën e tokës së caktuar për të, mes saj dhe motrës së vogël.

Fëllënxa: E kam ndarë me këtë shoqen. Pastaj vëllai im kishte një problem, unë për ta ndihmuar si motër e madhe, kishte një problem me lokalin në Ardenicë të Lushnjes.

Eni Çobani: Edhe toka ndodhet në Ardenicë?

Fëllënxa: Po, edhe tani se këta më nxorën fishek, ma vodhën testamentin.

Eni Çobani: Po kur e more vesh që ta prishën testamentin?

Fëllënxa: Në fund, në 2014.

Mirjeta: Po mirë moj, ishte dëshira e babait ajo, siç pati dëshirë për ty, na e la edhe neve. Moj, toka nuk merr ti motër e dashur. Hip këtu dhe shiko Stambollin, nuk merr toka ti.

Fëllënxa: Moj, mos më dërdëllit dhe mos më fol mua si e ëma e Zeqos në majë të thanës se e di çfarë të bëj apo jo?

***

Fëllënxa: Unë ia lashë që kjo të merresh pasi u bë përpjestimi, që të merrej zonja. Kjo s’më hapte telefonin dy vjet, unë i kam dërguar të gjitha, me lekë e me shpenzime ç’të donte kjo.

Eni Çobani: Po, që të regjistrohej prona në emrin tënd.

Fëllënxa: Po, tani çfarë ka ndodhur? Vëllai im dhe i asaj shoqes, shkon te Manastiri i Ardenicës, ku ne kemi dy dylym ullinj, i pret dhe i pret, i bën dru për të djegur e i shet. Unë e marr vesh nga kushërinjtë e mi, jo nga kjo. I bija telefonit, nuk e hapte.

Mirjeta: Epo unë ç’të bëja? Të lajmëroja ty, të fusja vëllanë brenda? 

Fëllënxa: Moj, kur bën faj duhet ligj.

Mirjeta: Po vajta moj motër, denoncova. Ata më thanë vëllai yt i ka prerë. Më thanë është vëllai jot, çdo bësh? Unë do fusja vëllain në burg?

Fëllënxa: Po moj, vëllain në burg për fajin që bëri. Pse s’vajti të priste ullinjtë e tij ai, po preu të mitë?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.