E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Po kthehej nga puna, gjen vdekjen me motoçikletë në urën e këmbësorëve
Publik News

Po kthehej nga puna, gjen vdekjen me motoçikletë në urën e këmbësorëve

Ngjarja mësohet se ndodhi në urën këmbësore mbi përroin e Ukthit, teksa Lin Marku, banor i zonës teksa kthehej nga puna në mirëmbajtjen e rrugëve ka tentuar të kalojë me motoçikletën me të cilën lëvizte përmes urës për këmbësorë.

ok Për pasojë lagështira mbi urën prej dërrase ka bërë që motori të rrëshqasë duke përfunduar në përroin poshtë saj.

Për pasojë 50-vjeçari Marku ka humbur jetën menjëherë si pasojë e plagëve të marra ndërkohë që kanë qenë familjarët dhe banorët e zonës që kanë identifikuar trupin e pajetë, të shqetësuar pasi kryefamiljari nuk ishte kthyer në banesë ashtu si ditët e tjera.

Kane qenë forcat e shërbimit zjarrfikës që bënë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë nga ujërat e përroit të Dedajve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.