E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Po ktheheshin nga spitali, si ndodhi aksidenti që i mori jetën gruas dhe la 2 të plagosur
Lajme

Po ktheheshin nga spitali, si ndodhi aksidenti që i mori jetën gruas dhe la 2 të plagosur

Detaje te reja nga aksidenti tragjik me nje viktime dhe dy te plagosur prane bypass-it të Lushnjës.

Një makinë “BMW X5” doli nga rruga dhe u përmbys. Për pasojë, ka ndërruar jetë pasagjerja, ndërsa shoferi dhe një tjetër pasagjer kanë mbetur të lënduar.

Automjeti mësohet se ka qenë me shpejtësi dhe në momentin që ka dalë nga rruga, drejtuesi nuk ka mundur dot ta rikthejë kontrollin mbi të.

makina-1 (1)

Edhe pse ka tentuar të manovrojë, ka qenë e pamundur për ta kthyer mjetin në rrugë. Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes kanë thënë se mjeti, pasi ka dalë nga rruga, ka fluturuar disa metra dhe pastaj është përmbysur, duke u dëmtuar rëndë mjeti si dhe njerëzit që udhëtonin. makina3

Policia sqaroi se mjeti “BMW” me targë AA 858 CV, ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 16:30 ne bypass-in Plug-Savër në Lushnjë. Viktima mbeti Mirela Sakolli, 42 vjeçe. Dy të plagosurit janë Majlinda dhe Bato Salia, 51 dhe 53 vjeç. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, të lënduarit janë nga qyteti i Beratit.makina4

“Ata po ktheheshin nga Spitali i Tiranës për në shtëpitë e tyre, pasi Majlinda Salia sapo kishte përfunduar një vizitë mjekësore në kryeqytet”, bëjnë të ditur burimet. Policia, sapo mori njoftimin, shkoi në ndihmë të të plagosurve, pasi 42-vjeçarja kishte ndërruar jetë në vend. Dy të plagosurit u dërguan për në Spitalin e Lushnjës dhe ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ata kanë marrë vetëm disa dëmtime të rënda, por jo vdekjeprurëse. Mjekët thonë se, e kanë vënë në kontroll gjendjen e tyre shëndetësore. Paraprakisht, sipas Policisë, mësohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë, me të cilën po ecte drejtuesi i mjetit. Sipas të njëjtave burime, për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara, shiut që binte pa pushim, automjeti ka dalë nga rruga kryesore dhe ka përfunduar në fushat e zonës../PANORAMA/makina7makina1makina-1makina9makina8

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.