E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Po mbytemi në det, na ndihmoni”, shqiptarët nga gomonja thirrje autoriteteve franceze
Publik News

“Po mbytemi në det, na ndihmoni”, shqiptarët nga gomonja thirrje autoriteteve franceze

Janë shpëtuar nga policia franceze, shqiptarët që po rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia, që do i dërgonte në Angli po fuste ujë në Calais Dover në Francë. Pas marrjes së informacionit, JOQ ALBANIA kontaktoi me gazetarët francezë dhe ata na konfirmuan që janë shpëtuar.

Gjithashtu, edhe një shtetas shqiptar, që ka pasur kontakte me një nga personat, që ishte nisur drejt Anglisë ka konfirmuar shpëtimin e tyre. Mësohet se shqiptarët kanë qëndruar 10 orë në det.

Një falënderim i veçantë për reagimin në kohë shkon për organizatën Utopia 56 dhe policinë franceze. Ata iu përgjigjën menjeherë alarmit të ngritur nga JOQ.

Ndërkohë, institucionet shtetërore shqiptare, qëndruan si gjithmonë në heshtje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.