E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Po na ngadalësojnë telefonat që të blejmë të rinj, gjobiten Samsung dhe Apple
Publik News

Po na ngadalësojnë telefonat që të blejmë të rinj, gjobiten Samsung dhe Apple

Të gjithë e kemi dyshuar, por shumë pak prej nesh besonin se mund të ishte e vërtetë. Tashmë është zyrtare, dy gjigandët e teknologjisë, Apple dhe Samsung janë duke ngadalësuar  telefonat tanë me qëllim.

Dy kompanitë janë gjobitur me sasi të mëdha – mirë, për ne, jo për ata – për ngadalësimin me qëllim të telefonave të tyre.

Të dy kompanitë janë gjobitur nga 10 milion (£ 8.82m) dhe 5m (£ 4.41m) përkatësisht nga hetuesit në Itali për atë që ata po e quajnë ‘vjetërsinë e planifikuar’.

Në thelb, kjo do të thotë se ata kanë ndërtuar telefonat me synimin e drejtpërdrejtë që t’i ngadalësojnë me kalimin e kohës, duke ju detyruar të blini një të ri.

Hetimi u nis në janar nga organi italian përgjegjës për monitorimin e konkurrencës midis kompanive, dhe ata zbuluan se përditësimet e softuerit nga të dy kompanitë në të vërtetë kishin një efekt të dëmshëm në punën e pajisjeve të tyre.

Mendohet se kjo është hera e parë që një vendim i tillë është bërë kundër çdo kompanie telefonash të zgjuar, megjithëse ishte dyshuar për pak kohë se diçka e tillë po ndodhte.

Kushdo që ka zotëruar ndonjëherë një prej telefonave të Apple ose Samsung, me shumë siguri duhet të njihet me vdekjen e pashmangshme të telefonit të tyre pa fajin e vet. Tashmë e dini se pse ndodh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.