Po pastronte dritaret, bie nga kati i tretë 40-vjeçarja!
TiRANË
Një ngjare e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se një 40-vjeçare ka rënë nga kati i tretë i banesës pasi po pastronte grilat e dritareve. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Naci Nuci”, kur gruaja me iniciale A.P ka rënë nga kati i tretë.
“Rreth orës 09:20, në rrugën “Naci Nuci”, duke pastruar grilat e dritareve, aksidentalisht dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës, shtetësia A. P., 40 vjeçe”,-shkruhet në njoftim.
Si pasojë është dëmtuar dhe është dërguar menjëherë në spital nga fqinjët, teksa mësohet se fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



