E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Po pinte kafe, qëllohet me plumb në kokë shqiptari në Greqi/ Mediat helene zbardhin detajet e para të atentatit
Publik News

Po pinte kafe, qëllohet me plumb në kokë shqiptari në Greqi/ Mediat helene zbardhin detajet e para të atentatit

Një shqiptar raportohet të jetë qëlluar me armë zjarri brenda ambienteve të një bar-i në zonën e Agios Panteleimon në Athinë.Sipas mediave greke shqiptari ndodhej në bar kur një person është afruar dhe e ka qëlluar dy herë në kokë dhe një herë në zonën e barkut. Dyshohet se në atentat është përfshirë më shumë se një person.

Shqiptarit i kishin ngritur një pritë dhe sapo e kanë pikasur, ai është qëlluar me armë zjarri.

Autori është larguar në drejtim të paditur.

Ndërkaq, shqiptari është transportuar menjëherë drejt spitalit me autombulancë. Mësohet se shqiptarit i janë dëmtuar organet vitale dhe ai ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin  Evangelismos.

Nuk dihen ende motivet e ngjarjes së rëndë dhe identiteti i shtetasit shqiptar.

gr

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.