Po riparonin defektin, plagosen rëndë 3 punonjës së OSHEE
Dëmtohen 3 elektriciste në krye të detyrës në Shkodër, të cilët po punonin për të riparuar një defekt të shkaktuar nga reshjet.
Ata janë dërguar ne spitalin e Shkodrës, për shkak të plagëve të marra, ndërsa raportohet se pritet te nisen drejt Tiranes për mjekim të specializuar.
Elektricistët kanë pësuar djegie gjatë një riparimi në nënstacionin Shkodra 1.
Sipas informacioneve të para, 3 elektricistët e plagosur janë Afrim Halluni, Erjon Hafizi dhe Anton Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



