E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pogradec/Arrestohen sepse shkelën arrestin e shtëpisë dhe bënë sherr
Publik News

Pogradec/Arrestohen sepse shkelën arrestin e shtëpisë dhe bënë sherr

Policia ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Tushemishti”, dhe ka arrestuar një 15 vjeçar dhe një 26 vjeçar si dhe ka shpallur në kërkim një tjetër në Pogradec të cilët shkelën masën e sigurisë dhe u konfliktuan me njëri-tjetrin.

15-vjeçari i vënë në pranga, tentoi të largonte nga banesa e personit të shpallur në kërkim një armë zjarri pistoletë dhe lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

A. P  dhe J. P kishin thyer të dy masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” pasi po konfliktoheshin me njëri-tjetrin dhe se njëri prej tyre dyshohej se posedonte armë zjarri dhe drogë. Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  • J. P., 26 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.
  • A. P., 15 vjeç, banues në Pogradec.

Si edhe u shpall në kërkim:

  • A. P., 38 vjeç, banues në Tushemisht, i cili mundi të largohej në momentin e ndërhyrjes së Policisë

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Tushemishti”.

Thyen masën e sigurisë dhe u konfliktuan me njëri-tjetrin, njëri arrestohet, tjetri shpallet në kërkim.

Vihet në pranga edhe një 15-vjeçar, i cili tentoi të largonte nga banesa e personit të shpallur në kërkim një armë zjarri pistoletë dhe lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale në DVP Korçë, se shtetasit A. P.,  dhe J. P., kishin thyer të dy masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” pasi po konfliktoheshin me njëri-tjetrin dhe se njëri prej tyre dyshohej se posedonte armë zjarri dhe drogë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Tushemishti”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  • J. P., 26 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.
  • A. P., 15 vjeç, banues në Pogradec.

Si edhe u shpall në kërkim:

  • A. P., 38 vjeç, banues në Tushemisht, i cili mundi të largohej në momentin e ndërhyrjes së Policisë.

Gjatë kontrollit të banesës të 38-vjeçarit në fshatin Tushemisht, Policia ka kapur në flagrancë kushëririn e tij të mitur A.P., i cili ishte urdhëruar nga shtetasi i shpallur në kërkim, për t’i larguar nga banesa një armë  zjarri tip pistoletë me municion dhe një sasi prej 47 gr. lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për kapjen e 38-vjeçarit, A. P.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”; “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Kanosja”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.