E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
POGRADEC/ Gjendet trupi i pajetë i 46-vjeçarit
Lajme

POGRADEC/ Gjendet trupi i pajetë i 46-vjeçarit

Trupi i dekompozuar i një 46-vjeçari, i cili ishte larguar nga banesa 4 muaj më parë është gjetur në fshatin Kalivaç të Pogradecit.

Nga deklarimet e familjarëve, ai vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa ende nuk dihet shkaku i vdekjes.

“Më datë 09.04.2024, rreth orës 07:45, në fshatin Kalivaç, është gjetur trupi i pajetë (i dekompozuar) i shtetasit D. H., rreth 46 vjeç, banues në Kalivaç. Nga verifikimet e kryera rezulton se ky shtetas ishte larguar nga banesa e tij, para 4 muajsh, dhe nga deklarimet e familjarëve, ai vuante nga probleme të shëndetit mendor”, sipas njoftimit të policisë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.