E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pogradec/ Plagoset një person, arrestohet autori
Lajme

Pogradec/ Plagoset një person, arrestohet autori

Është vënë në pranga shtetasi Marin Çuli 24 vjeç banues në Pogradec, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta plagosi me thikë bashkëmoshatarin e tij Deni Silo. I plagosuri u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë

Plagosi lehtë me mjet prerës një 24 vjeçar  gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, Policia identifikon  dhe kap autorin e dyshuar të ngjarjes.

Rreth orës 22:20, në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasi M. Ç., 24 vjeç, banues në Pogradec, gjatë një  konflikti për motive të dobëta ka plagosur lehtë me mjet prerës (thikë), shtetasin D. S., 24 vjeç, banues në Pogradec,  i cili aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit në kohë shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme autorin e dyshuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.