E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pogradec/ Shoku i Firdeus Berberit u kapet me armë pranë hotelit të familjes Muçllari
Lajme

Pogradec/ Shoku i Firdeus Berberit u kapet me armë pranë hotelit të familjes Muçllari

Pogradeci është në një situatë jo të qetë për shkak të përplasjes së grupeve kriminale që kanë dalë në skenë në vitet e fundit. Një prej grupimeve që vazhdon betejën është grupi i Firdeus Berberit. Një nga shokët e tij, Enes Shaho, u arrestua për “Mbatje pa lejë të armëve dhe municioneve” dhe gjykata e Korçës ka vendosur ta dërgojë në burg. Policisë së Pogradecit  dyshon se Shaho ishte pozicionuar për të sulmuar anëtarë të familjes Muçllari në Tushemisht. Shaho u arrestua pasi e hodhi armën që mbante në lumë kur konstatoi prezencën e policisë. Ai është shoku i ngushtë i Firdeus Berberit dhe ka pasur një lidhje shoqërore me Johan Muçllarin, i cili ka qenë viktimë e tre sulmeve me armë. Berberi është kapur në Greqi së bashku me të shumëkërkuarin Laert Haxhiu dhe pritet të ekstradohet për të përballuar akuzën e tentativës së vrasjes së Johan Muçllarit që ndodhi një vit më parë në Pogradec.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.