E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pogrami elektoral i Rames: Kazan katundi, barcoleta, timon, gjysh, gra, tuta, Juventus
Publik News

Pogrami elektoral i Rames: Kazan katundi, barcoleta, timon, gjysh, gra, tuta, Juventus

Kryeministri Rama ka nisur turin elektoral në mbarë vendin duke vajtur në një pjesë të mirë të qyteteve dhe fshatrave, edhe pse deri në fund ka ende shumë për të vizituar.
Ajo që të bie në sy në fjalimet e tij janë kërkesat për timonin, të cilin duhet ta ketë Partia Socialiste e vetme, pasi aletatët në qeverisje kanë qenë problematike, pasi e kanë ‘parcelizuar’ administratën dhe kanë qenë pengesë për shumë gjëra.
Edhe pse ndaj LSI-së Rama ka mbajtur një qëndrim të dyzuar, duke qenë se edhe e lavdëron për disa reforma të rëndësishme, të cilat nuk do të mund të ishin bërë pa të.
Tjetër gjë që të bie sy në fjalimet e tij është se ato janë si pika uji nga njëri vend në tjetrin.
Kështu ai tregon barcaleta për kreun e PD-së, Basha, i cili sipas tij kur ishte kryebashkiak fjeti 4 vite në kolltuk, se është çun i mirë apo se zgjedhjet nuk janë për t’i gjetur punë atij.
Përveç kësaj ai është shprehur prej kreun e PD-së edhe se është mashtrues dhe në këmbim të votës është i gatshëm t’u sigurojë njerëzve takim me ata që janë në botën tjetër.
Ndërsa kur vjen puna tek programi, premtimet e Ramës janë të tipit do bëjmë dy, tre apo katërfish nga sa kemi bërë në këto katër vite, dhe kjo është e gjithë esenca e premtimeve të tij deri tani.
Në fund mund të përmendim edhe krahasimet e tij me ekipet e futbollit, me të qenit tifoz, me faktin që gjyshi i tij ka qenë shofer i Mbretit Zog si dhe me kërkesën e vazhdueshme të tij për votat e grave dhe vajzave. Kur i bejne pyetje qe nuk i pelqen i keput nje : ” Kazani mediatik i katundit”

Pjesë nga fjalimet e Ramës në takimet e deritanishme elektorale:
Barcoleta
‘Luli e ka katandisur partinë në një gjysmagjel. Lulin në 4 vite në krye të Bashkisë flinte vetëm gjumë, nuk bëri asnjë punë. Luli fle gjumë me sy hapur dhe me sy mbyllur njësoj. Demokratët duhet të ma dinë për nder sepse e shpëtova Lulin dhe e nxorra nga çadra. Para kamerave ai premton gjithçka. Premton se Republika e Re do ketë një linjë për takime të familjarëve me të ndjerët në botën tjetër për ditë të diele. Basha është i bindur se në Republikën e Re të gjallët do takohen me të vdekurit dhe për vota ai mund ta premtojë këtë gjë’.
Timon
‘Na jepni timonin që të qeverisim të vetëm pasi çdo votë për partitë e tjera është humbje në rrugën tonë drejt integrimit. Mos i lejoni të tjerët ta parcelizojnë qeverinë dhe administratën. Nuk duam të tjerë në prehër, duam të jemi të vetëm në rrugën tonë drejt të bërit shtet’.
Gra
‘Gratë të bashkojnë votat me Partinë Socialiste. Burrat i ngatërrojnë partitë me skuadrat e futbollit. Hedhin votën dhe pas numërimit bërtasin fitore, pa e ditur se si e kanë hedhur atë votë. Partia Demokratike paguan gjobë se nuk vë dot një grua në listë në Gjirokastër apo Kukës dhe thotë republika e re. Republika e burrave. Kjo është republika e re?!’.
Gjyshi
‘Gjyshi i cili më pas shkoi për të bërë studimet në Itali që të merrte stafetën e të atit, i mori të gjithë paratë e të atit për të bërë shkollën, bleu një super makinë private dhe erdhi pas 6 muajsh dhe përfundoi shofer i kryetarit të bashkisë. Kur vajti kryetari i bashkisë në pritjen e festës kombëtare tek naltmadhnija, naltmadhnisë i mbetën sytë tek vetura dhe kujtoi se ky e kishte blerë me lekët e buxhetit, ndërkohë që ky i thotë se ajo nuk është e ima, është e shoferit, dhe naltmadhnija ja mori shoferin me gjithë makinë kryetarit të bashkisë.’
Tutat
Merren me veshjen time. Nuk shqetësohen për kostumin. Gjithë jetën duke u marrë se si vishet tjetri. Këtë punë kanë bërë. Merren me flokët e gjata, i ka të gjata flokët ky. Ka lakra në kokë. Edhe Saliu e di që brenda vetes në këto 44 muaj ne kemi bërë shumë’.
Juventusi
Kjo Juve eshte nje frymezim per forcen e shpirtit te vertete te skuadres ne perpjekjen drejt qellimit te perbashket! Super sido qe te dale. Sot, në fushën e blertë të Kryeministrisë, Finalja e madhe e Champions League.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.