E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policët i shkruajnë letër Ramës, kërkojnë pagë shtesë
Lajme

Policët i shkruajnë letër Ramës, kërkojnë pagë shtesë

Përmes një letre drejtuar kryeministrit Rama, që mban datën 18 dhjetor, sindikata e policisë paraqet disa kërkesa me karakter ekonomik.

Punonjësit  e policisë së Shtetit i janë drejtuar Kryeministrit Edi Rama me një shkresë ku kërkojnë  plotësimin e 11 pikave. Ndër më kryesoret jane paga e 13 dhe pagesa e orëve shtesë.

Dokumenti mban datë 18 dhjetor dhe një kopje e tij u sigurua nga ABC News. Shkresa u dërgua në emër të 7 mijë efektivëve, sipas te cileve kushtet e vëshitra në punë janë bërë të papërballueshme për ata dhe familjet e tyre.

Efektivët e policisë pretendojnë se janë më pak të paguar në krahasim me homologët Europianë, ndërsa prej vitit 2014 paga e tyre nuk ka pësuar rritje.

Sindikata  e policisë vëren se 80% e efektivëve kanë aplikuar për llotarinë Amerikane, ndërkohë që 70% familjeve të policëve jetojnë janë nën minumumin jetik – thuhet në shkresë.

Punonjësit kërkojnë pagesen e Dietave të prapambetura nga  2017. Por situata është edhe më alarmante për punonjësit e policisë së Tiranës. Orët suplementare nuk janë paguar nga viti 2016 për disa nga komisariatet, efektivët e të cilëve kanë qenë të pranishëm ne stadiume për ndeshjet kombëtare apo dhe të Superligës.

Një pikë tjetër në kërkesat e sindikatës së policisë drejtuar shefit të qeverisë është edhe sigurimi i jetës në rast aksidenti në punë dhe përfitimi i banesave falas për familjarët e policëve që kanë humbur jetën ne krye të detyrës.

Në pikën e fundit, kërkesa e përhershme e punonjësit e policisë: uniforma blu të sigurohet falas dhe zëvendësimi i saj të bëhet pa pagesë, gjë që nuk ka ndodhur deri tani.

Në fund të shkresës, thuhet se është përgjegjësi e administratës së ministrisë së Brendshme dhe  Policisë së Shtetit  që trupat policore te Shqipërisë ndodhen në këtë gjendje.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.