E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia ,arrestime shoferëve  të  dehur dhe heqje patentash
Lajme

Policia ,arrestime shoferëve të dehur dhe heqje patentash

Policia Rugore ka arrestuar 6 persona në orën e vona të mbrëmjes së djeshme, fill pas mbarimit të koncertit në sheshin Skënderbej. Të entuziazmuar dhe të dehur, pasi kanë parë koncertin, kanë hipur në makina për t’u larguar nga sheshi, por Policia ka qënë në pritë. 6 u arrestuan, 27 të tjerëve iu mor patenta.

Policia njoftoi sot se krahas sigurimit dhe masave per mbarevajtjen e koncertit qe zhvillohej ne Sheshin Skenderbej, Policia Rrugore e Tiranes, ne perfundim ka ndalur dhe ka testuar drejtuesit e mjeteve per nivelin e alkoolit.

U arrestuan 6 drejtues mjetesh per drejtim mjeti ne gjendje te dehur ne nivele qe variojne nga 0.53 mg/l deri ne 1.07 mg/l; u pezulluan 15 leje drejtimi per shpejtesi tej normave te lejuara që varionte deri në 167 km/h; u pezulluan 12 leje drejtimi per drejtim mjeti nen ndikimin e alkoolit

U ndeshkuan 5 automjete per mosrregullim shpejtesie, vecanerisht ne qendrat e banuara si dhe jane vendosur nje numer i konsiderueshem masash administrative per kundravajtje te ndryshme. Nderkohe kontrollet dhe verifikimet policore vijojne pa nderprerje.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.