E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia arrestohen hajdutët në stacionet e autobusëve në Tiranë
Lajme

Policia arrestohen hajdutët në stacionet e autobusëve në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona që vidhnin qytetarët në stacionet e autobusëve në kryeqytet. Bëhet e ditur se në pranga janë vënë A. S., 45 vjeç, banues në Berat, i dënuar më parë për vjedhje si dhe D. Gj., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Pickpockets”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 3. Iu vidhnin portofolat, afër stacioneve të autobusëve, vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre i dënuar më parë për vjedhje.

Zbardhen 2 raste të vjedhjes së portofolave, gjatë ditëve të fundit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin “Pickpockets”.

Si rezultat i këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit:

– A. S., 45 vjeç, banues në Berat, i dënuar më parë për vjedhje;

– D. Gj., 45 vjeç, banues në Tiranë;

Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u kanë vjedhur portofolat shtetasve të ndryshëm, në afërsi të stacioneve të autobusave, në zona të ndryshme të Tiranës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit D. Gj. dhe A. S., janë autorë të ngjarjeve si më poshtë:

* Më datë 14.07.2022, në vendin e quajtur “Kthesa e Kamzës”, pranë stacionit të autobusit, dyshohet se i kanë vjedhur portofolin me 800 euro, shtetases B. L.;

* Më datë 15.07.2022, në rrugën “Mine Peza”, pranë stacionit të autobusit, dyshohet se i kanë vjedhur portofolin me 15.500 lekë të rinj, shtetasit B. C.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.