Policia arreston 43-vjeçarin që rrihte gruan në Lezhë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, thanë se ndaluan shtetasin me inicialet Sh.Gj., 43 vjeç, banues në Shenkollë.
“Ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases S.Gj”.
Ndërkohë policia arrestoi në flagrancë shtetasin A.L., 31 vjeç, banues në Ishull Lezhë, pasi në aksin rrugor Lezhë- Milot, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” ka përplasur biçiklistin shtetasin Xh.Ç., i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu, në flagrancë u kap edhe shtetasi B.H., 20 vjeç, në rrugën e Shëngjinit duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



