E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia arreston 60 bosa të fuqishëm të krimit mafioz
Bota

Policia arreston 60 bosa të fuqishëm të krimit mafioz

Policia ka ndërhyrë duke arrestuar mëse gjashtëdhjetë vetë në një tubim të shefave të krimit të organizuar. Ngjarja ka ndodhur në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, kum sikurse raportojnë mediat vendase dhe ato ndërkombëtare të arrestuarit janë shoqëruar në komisariatin e policies.

Autoritetet policore thanë se arestimet janë bërë mbrëmë vonë gjatë ndërhyrjes së policisë dhe forcave speciale urkainase, në një restorant në një lagje historike të kryeqytetit Kiev, përcjell “Tetova sot”.

Në deklaratën e policisë theksohet se ndër personat e tubuar në Kiev kishte edhe bosa të fuqishëm të krimit mafioz, të cilët kanë mundur të “ndikonin në situatën e krimit në Kiev dhe rajonet e tjera” të vendit.

Andriy Krishchenko, zyrtar i lartë policor në Kiev, tha se 60 persona të dyshuar janë dërguar në selinë e policisë për marrje në pyetje.

“Doli se shumica prrej tyre kanë të kaluar kriminale dhe i kanë vuajtur dënimet në burg, për kryerje të tipeve të ndryshme të krimeve”, tha ky zyrtar. Sipas tij, hetuesit do të vendosin për akuzat eventuale kundër tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.