E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
POLICIA BËN ‘KËRDINË’ GJATË FUNDJAVËS NË TIRANË, MIJËRA MASA ADMINISTRATIVE DHE 73 PATENTA TË PEZULLUARA
Lajme

POLICIA BËN ‘KËRDINË’ GJATË FUNDJAVËS NË TIRANË, MIJËRA MASA ADMINISTRATIVE DHE 73 PATENTA TË PEZULLUARA

Policia rrugore e kryeqytetit përgjatë fundjavës, ka organizuar shërbime të shtuara në patrullim në funksion të parandalimit të ngjarjeve rrugore që vijnë, kryesisht si pasojë e drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit dhe shpejtësisë mbi normat e lejuara/

Nga verifikimet e kryera në sajë të përdorimit të pajisjeve speciale, si radar dhe alkoolmatës, janë evidentuar dhe proceduar penalisht:

• 20 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, nga të cilët 14 në gjendje të dehur dhe 6 të pa pajisur me leje drejtimi.

• pezulluar 73 leje drejtimi, nga të cilat 32 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 21 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 20 për shkelje të tjera të ndryshme.

• proceduar administrativisht 15 drejtues mjetesh për mos rregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe gara me shpejtësi.

• proceduar administrativisht 17 drejtues mjetesh për xhama të errësuar.

• ndaluar administrativisht 35 mjete për detyrime administrative të pashlyera.

• si dhe janë vendosur 3050 masa të tjera administrative, për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor, ku një numër i konsiderueshëm i masave administrative janë si rezultat i denoncimeve nga qytetarët.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.