Policia braktis gazetarin investigativ dhe përkrah shpërndarësit e drogës!
Kështu shkruan deputeti i PD-se Luciano Boci ne një satus në FB:
Policia braktis gazetarin investigativ dhe përkrah shpërndarësit e drogës!
Enver Bogdani, gazetari investigativ i emisionit Boom, mgjs i drejtohet policisë me kallzim, pas kercënimit me jetë që i bëhet atij, jo vetëm nuk është mbrojtur, por përkundrazi është lënë në mëshirë të fatit dhe në dorë të kërcënuesve.
Kërcënuesit e tij, pjesë të rrjetit të shpërndarjes së drogës, ku i infiltrua Bogdani për hir të gazetarisë, dolën më “të fortë” se vetë shteti!
Ata mgjs të identifikuar, vazhdojnë lirshëm aktivitetin kriminal, ndërsa gazetari humbi jo vetëm punën, por dhe qetësinë e jetës e familjes së tij.
Përfundimisht ai është shtrënguar të largohet, sepse denoncoi një aktivitet kriminal me përmasa të frikshme.
Por policia “jonë”, “vdes” nga dashuria për drogaxhinjtë dhe normal urren gazetarët!?
Policia bën “gjueti” gazetarësh dhe jo “gjueti” kriminelësh!
Siç duket dhe kjo imiton K/ministrin. I konsideron të gjithë gazetarët që “i bezdisin” në punën e tyre, pjesë të medias së kazanit!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



