E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia dhe RENEA në kërkim të 35-vjeçarit që vrau ish-vjehrrin
Lajme

Policia dhe RENEA në kërkim të 35-vjeçarit që vrau ish-vjehrrin

Pas krimit mori peng ish-bashkëshorten dhe u largua

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e së premtes fshatin Vidhisht në Roskovec, ku një konflikt i armatosur brenda familjes ka përfunduar me një viktimë, një të plagosur dhe një pengmarrje.

Sipas Policisë së Shtetit, rreth orës 06:00, 35-vjeçari Refit Buzi ka qëlluar për vdekje ish-vjehrrin e tij, 58-vjeçarin Kosta Plaka, ndërsa ka plagosur edhe ish-vjehrrën, Belere Plaka, rreth 55 vjeçe. E plagosura është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Pas krimit, autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja me automjet, duke marrë me vete armën e gjahut dhe ish-bashkëshorten e tij, Rozalinda Plaka, e cila dyshohet se mbahet me forcë.

Ndërkohë, situata është përshkallëzuar edhe më tej, pasi forcat speciale RENEA kanë rrethuar zonën ku dyshohet se fshihet 35-vjeçari. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e autorit dhe për shpëtimin e të resë.

Sipas informacioneve paraprake, Buzi kishte pasur konflikte të vazhdueshme me familjen e ish-bashkëshortes, ndërsa ndaj tij ishin bërë edhe denoncime të mëparshme për kërcënime.

Banorët e zonës tregojnë se marrëdhënia mes çiftit kishte përfunduar kohë më parë pas problemeve të shumta. Dyshimet e para janë se krimi lidhet pikërisht me këto konflikte të hershme, megjithëse hetimet janë ende në fazë fillestare.

Familjarët e viktimës pretendojnë se ngjarja ishte paralajmëruar. Sipas vëllait të 58-vjeçarit, autori kishte kërcënuar vazhdimisht familjen, duke deklaruar se do të ndërmerrte një akt ekstrem nëse lidhja nuk rikthehej.

Ai rrëfen se në momentin e ngjarjes dëgjuan të shtëna dhe britma, por nuk mundën të ndërhynin për shkak se autori ishte i armatosur. Sipas tij, 35-vjeçari u largua nga pjesa e pasme e banesës, ku kishte lënë automjetin, duke marrë me vete edhe vajzën.

Operacioni i policisë vijon intensivisht, ndërsa autoritetet janë fokusuar si në arrestimin e autorit, ashtu edhe në garantimin e sigurisë dhe lirimin e pengut. Deri më tani nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e Rozalinda Plakës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.